E përplasi me makinë 83-vjeçarin, trupi i tij u gjet pas 10 ditësh në një kanal
Policia ka vënë në pranga një 43-vjeçar, i cili dyshohet si autor i një aksidenti me makinë të ndodhur 10 ditë më parë, me pasojë një të vdekur, raporton A2CNN.
Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip “Audi”, me të cilin 43-vjeçari ishte duke lëvizur në momentin që shkaktoi aksidentin me pasojë jetën 83-vjeçarit.

