Viti: Përdoruesit e insulinës duhet të lajmërohen për përditësimin e të dhënave

Përdoruesit e insulinës në komunat Viti dhe Kllokot duhet të paraqitën nesër dhe pasnesër në QKMF për t`i përditësuar të dhënat, me qëllim që të bëhet planfikimi për 6 mujat e ardhshëm.

Drejtoresha e QKMF në Viti, dr Vjollca Kadolli Halili ka thënë se pacientët duhet të lajmërohen në barnatoren qendrore të QKMF-së.

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti njofton të gjithë pacientët insulinë vartës (përdorues të insulinave), që më datat 22 dhe 23.06.2021 të lajmrohen në barnatoren qeëndrore të QKMF-së në Viti për të përditësuar të dhënat e tyre, si dhe llojin e insulinave që përdorin.

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që të bëhet planifikimi i saktë për 6 muajt e ardhshëm, në mënyrë që mos të ketë mungesa ose vonesa në furnizimin me insulina.

Kjo thirrje vlen edhe edhe për banorët e Kllokotit, të cilët furnizohen nga Komunë e Vitisë”, ka thënë Dr. Vjollca Kadolli-Halili./Mediafokus.info