Vitia e mbyllë kaptinën e Covidit
Vitia, komuna ku u shënua rasti i parë me Covid në Kosovë, nga sot nuk ka asnjë rast aktiv.
Doktoresha Vjollca Kadolli shprehet e lumtur për këtë fakt, derisa shpreson që ky të jetë fundi i pandemisë.
‘Edhe pse qe disa ditë nuk kemi raste të reja, apeloj për kujdes në publik, sidomos në bartjen e maskës.
Duhet të kemi kujdes sepse akoma pandemia nuk është zhdukur, prandaj ta ruajmë këtë situatë të qetë.
Sa më shumë kemi kujdes në publik, aq më shpejt kthehemi në normalitet’ ka thënë Kadolli.
Ndryshe, procesi i vaksinimit po vazhdon dhe deri më sot, sipas doktoreshes Kadolli, janë vaksinuar 2011 qytetarë.

