Vitia inkurajon qytetarët të vaksinohen përmes futbollistëve zviceranë me origjinë shqiptare

Ministri kosovar i shëndetësisë Arben Vitia dëshiron të inkurajojë komunitetin kosovar-shqiptar që të vaksinohet, me ndihmën e futbollistëve zviceranë që kanë origjinë shqiptare, shkruan sot Le Temps.

Gjendja e rënduar me koronavirus në Kosovë qe disa ditë me radhë ka shkaktuar dhjetëra viktima.

Autoritet kosovare deri më tani nuk e kishin problemin vetëm tek mungesa e vaksinave, por edhe te hezitimi i qytetarëve për t`u vaksinuar. Fushata e vaksinimit deri më tani ishte e dobët dhe procesi ishte i ngadalshëm. /MLH