Mërgimtari nga Gjermania e humb betejën me Covid në Kosovë
Një mërgimtar nga Gjermania ka vdekur në Kosovë, derisa ishte në pushime. Ai vdiq në QKUK nga virusi COVID-19.
Bëhet fjalë për mërgimtarin me inicialet F.I., shkruan albinfo.ch
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë A. G., përmes një njoftimi në Facebook.
“F.I kush e ka njoft, e ka dite qe mision te jetes e ka pas vec tjeret me i ndihmu. E hupe luften me covidin, kurre te dorzum s’te kem pa, shok!”, ka shkruar A.G në profilin e tij.