Vitia në konferencë, konfirmohet rasti i tretë, është një i afër i pacientit nga Stublla

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sa po konfirmoi edhe rastin e tretë me koronavirus, në një konferencë me gazetarë.

“Mbrëmë ishte një natë e gjatë”, tha ai, pasi ishin konfirmuar dy rastet e para.

“Sot, me keqardhje me duhet të konfirmoj edhe për rastin e tretë dhe bëhet fjalë për një të afërm të pacientit nga Stublla, i moshës 39-vjeçare”, tha Vitia.

Deri më tani janë testuar 140 raste në Klinikën Infektive dhe tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv/mediafokus