Vjehrra e rrah nusen e djalit, kjo e fundit i përgjigjet me të njëjtën mënyrë!

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetase 44-vjeçare pasi akuzohet se ka dhunuar nusen e djalit, shtetasen K. B., 28 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”.

Mësohet se vjehrra me inicialet C. B., 44 vjeçe e cila jetonte me nusen e saj të re ka ushtruar dhunë ndaj saj, teksa nuk është kursyer edhe nusja e cila i është përgjigjur vjehrrës me të njëjtën monedhë. Pas arrestimit të vjehrrës, për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë edhe nusja.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen C. B., 44 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit, shtetases K. B., 28 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.