Vjehrra i shkon dhëndrit në shtëpi dhe e sulmon me thikë

Një grua në Prishtinë është arrestuar pasi ka shkuar me thikë në banesë burrit të vajzës së saj, të cilin kishte tentuar ta sulmonte.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar thika, ndërsa të dy kanë pranuar trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 07.08.2021 – 07:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte shkuar në shtëpinë ku banon me qira viktima mashkull kosovar bashkëshorti i vajzës së saj. Sipas viktimës e dyshuara me vete kishte pasur një thikë me të cilën kishte tentuar që ta sulmojë atë, mirëpo nuk kishte arritur pasi që ankuesi ia kishte larguar thikën nga dora. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një  thikë. Viktimës dhe te dyshuarës iu është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. (foto arkiv)