Arrestohet gjilanasi pasi kërcënoi një femër se do t’i publikojë foto
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një gjilanas pasi kërcënoi një femër se do t’i publikojë foto, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Ngjarja ka ndodhur dje, në mbrëmje.
“Gjilan, 29.01.2021-18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ngacmuar viktimën femër kosovare duke kërcënuar se do t’i publikojë foto. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./mediafokus.info/