Dy persona e rrahin taksistin dhe ia grabisin pazarin ditor

Dy persona e kanë rrahur një taksist dhe ia kanë grabitur pazarin ditor, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Sipas policisë, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur të premten në mbrëmje.

“Fsh.Sopij, Suharekë, 29.01.2021-22:05.Viktima mashkull  kosovar-taksist, ka njoftuar se dy persona të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e thikës i kanë grabit 87 euro dhe dy telefona. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet raportin 24-orësh të policisë./mediafokus.info/