Vjollca Gashi, kandidatja shqiptare për Gjykatën e Qarkut, Bülach
Së fundmi edhe Vjollca Gashi ka shpallur kandidaturën e saj në zgjedhjet për Gjykatën e Qarkut Bülach, shkruan albinfo.ch.
Vjollca ka në fokus të drejtën familjare dhe drejtën penale.
Gashi ka lindur në Dielsdorf (Cyrih), në një familje shqiptare me origjinë nga Bujanoci. Ajo i ka dy profesione është juriste dhe infermiere.
Vjollca ka një bagazh të madh si juriste në sektorin publik, (gjykatës dhe prokurorit – Staatsanwaltschaft) dhe në sektorin privat (Advokatur edhe sekretariati i përgjithshëm në sigurime).
Vjollca dëshiron ta vërë në shërbim përvojën dhe sensibilitetin e saj për njerëzit në situata të vështira.
