Ndahet nga jeta gazetarja e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi

Gazetarja dhe drejtuesja e emisionit televiziv ‘Ditari’ në Zërin e Amerikës, Rudina Dervishi, është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare.

Rudina mbylli sytë përgjithmonë, pas një beteje dyvjeçare me kancerin.

Siç raporton VOA, për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.

Ajo la pas bashkëshortin, tre djem dhe nënën.