Policia i dënon me nga 150 euro dhe ndalim të vozitjes për tre muaj dy persona në Gjilan
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në dy raste në ndara ka hasur në dy kundërvajtës në trafik të cilët kanë bërë tejkalime në vijë të plotë me të cilat veprime kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ndaj dy ngasësve veç e veç janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro dhe masa të përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftimin e policisë.