Vjosa Osmani ka thirrur konferencë në mesditë, ekziston mudësia e dorëheqjes
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thirrur për sot një konferencë për medie.
Kjo thirrje erdhi menjëhërë pasi presidenti Hashim Thaçi i dha mandatin Avdullah Hotit për të formuar qeverinë e re.
Dihet se qeverisë Kurti iu mor besimi para disa ditësh përmes një votimi në Kuvend, në bazë të një mocioni nga LDK-ja, që ishte partner në koalicion.
Mocioni u mbështet edhe nga opozita.
Nga radhët e LDK-së, ishte Vjosa Osmani që votoi kundër.
Zyra e Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk ka dhënë detaje se për çfarë ka thirrur Osmani këtë konferencë, për sot në orën 12:00.
Ajo do t’i adresohet qytetarëve nga oborri i Kuvendit dhe nuk përjashtohet mundësia e tërheqjes nga pozita e kryeparlamentares, meqë koalicioni që e votoi në këtë pozitë, tashmë nuk ekziston./mediafokus.info

