Vjosë Maloku-Ramadani gradohet me gradën Nënkolonel i FSK-së

Vjosë Maloku – Ramadani edhe zyrtarisht është graduar me gradën Nënkolonel i Forcës të Sigurisë së Kosovës, duke qenë ndër gratë e rralla që arrijnë këtë sukses të jashtëzakonshëm, raporton Mediafokus.info.

Vjosë Maloku Ramadani për një kohë të shkurtër ka bërë një karrierë impresive në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ka përfunduar Akademinë Ushtarake në vitin 2010, duke u graduar me gradën e parë të oficerit nëntoger.

Detyra e parë si oficer ka qenë udhëheqës i togut në Brigaden e Reagimit të Shpejt në Batalionin e Parë në Gjilan, për të shërbyer si oficer i personelit në Batalionin e Dyte në Istog.

Nënkolonel Maloku Ramadani, gjithashtu, ka sherbyer edhe në Kabinetin e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, në detyrën e shefit te kabinetit.

Më pas vijoi shërbimin në Ministrinë e Mbrojtjes, në Departamentin e Personelit, ku pas një viti mori graden e Majorit dhe u caktua në Departamentin e Personelit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ndërsa tani është graduar me graden nënkolonel dhe do të vijojë shërbimin në departamentin përkatës. /Mediafokus.info/