Vjosën s`e mbanë shtrati, përmbysen disa shtëpi

Reshjet e dendura të shiut kanë fryrë lumin Vjosa, i cili ka dalë nga shtrati dhe ka shkaktuar përmbytje.

Raportohet se rreth orës 03:00 të mëngjesit, lumi ka çarë argjinaturën, duke përmbytur shtëpitë në fshatin Fitore.

Prurjet e mëdha kanë krijuar një situatë të pazakontë në Vlorë. Në terren ndodhet shtabi i emergjencave dhe kryetari i bashkisë, ndërsa banorët janë njoftuar të marrin masa për evakuuim.

Deri më tani janë larguar 11 familje, ndërkohë që vijon të ketë rritje të prurjeve në lumë.

Situatë problematike për shkak të reshjeve që vazhdojnë prej disa ditësh paraqitet dhe në Himarë. Lumi Shushica ka shkatërruar tërësisht urën e fshatit Kallarat./tch