Vlora Çitaku: Kosova nuk është e Albin Kurtit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet e fundit politike.
Përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, Çitaku deklaroi se Kosova nuk është e Albin Kurtit, ani pse i njëjti gëzon besimin e më shumë se gjysmës së votuesve.
Tutje Çitaku shtoi se qeveritë shkojnë e vijnë, ndërsa vendi ynë do të jetë i përjetshëm.
“Opozita e mëherëshme, padurimin ndaj udhëheqësve të kohës e ka shndërru në mohim ndaj Kosovës dhe gjithçkaje”, shkroi ndër tjerash ajo.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Kosova nuk është e Albin Kurtit. Kosova është mëmëdheu ynë. Shtëpija jonë e përbashkët.
Qeveritë shkojnë e vijnë, e Kosova është e përjetëshme.
Opozita e mëherëshme, padurimin ndaj udhëheqësve të kohës e ka shndërru në mohim ndaj Kosovës dhe gjithçkaje.
Nuk guxojmë të biejm në atë grackë.
Kosova e ëndërrave tona ka me u jetësu.
Bashkë. #PDK