Vlora Dumoshi: ‘Lutfi Haziri fiton saherë që hyn në betejë’
“Miku im e bashkëpuntori Lutfi Haziri, fiton sa herë hyn në këtë betejë. Është i pamposhtur sepse kahere mbrohet nga qytetarët.
Në krye të komunës së Gjilanit, çdo herë synon krenarinë e punët e mira për vendin ku jeton.
Sakrificën që t’i shërbej vendit e ka identitet. I tillë është Luta.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku rikonfirmoi fitorën e Lutës për Gjilanin.
Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, komunat e Republikës, qytetarët e secilin nga ne – është shembull që duhet ndjekur. Inspiron në përmirësimin e problemeve, u jep zgjidhje të menjëhershme.
Nga fillimi i rrugëtimit politik, Luta pushtetin ndaj qytetarit e konsideron t’shejt e përgjegjësi. E për këtë, LDK mburret e nderohet vazhdimisht.
Veçse qytetarëve të mrrekullueshëm të Gjilanit, forcën e vullnetin e rigjen tek familja.
Të jesh baba nuk është e vështirë, e të dhurosh kohën e familjes për të tjerët, është shumë. Eshtë e jashtëzakonshme.
Prandaj si njeri, Luta karakterizohet i veçantë. Fisnik në krijimtarinë e tij.
Për në fund, të gjithë ju qytetarë të ndershëm e të denjë të Gjilanit, rrugëtoni me Lutën sepse ai është për gjeneratën e vjetër e të re, për gratë e burrat, djemt e vajzat e vendit të juaj. Për një Gjilan ndryshe, atë të zhvillimit.
Me këtë, Luta mbylli fitorën e radhes në Gjilan: “Sa herë ka qenë nevoja, vendimet i kam marrë në të mirë të LDK’së, idealet s’shkelen për interesa personale”.
Të prift e mbara, Kryetar Lutfi Haziri!”
Vlora Dumoshi, Deputete e LDK-së.

