Vogëlushja me ngjyrë ka frikë nga njerëzit e bardhë: ‘Do më hajë’ (Video)
Një vajzë e vogël në Uganda mbeti e tmerruar kur pa për herë të parë një njeri të bardhë dhe kishte frikë se mund ta hante.
Në një video që është bërë virale, vogëlushja, e cila shoqërohet nga nëna e saj, nis të qajë sapo e shikon turistin amerikan.
Duke qarë, ajo përsërit frazën: “Ai do më hajë”.
Nëna e qetëson dhe i thotë: “Nuk të ha. Nëse të kafshon, do ta rrahim ne”.
Pavarësisht kësaj garancie, vajza heziton që t’i japë dorën amerikanit menjëherë. Vetëm pas shumë përpjekjeve, ajo dorëzohet dhe e prek turistin, me lotët që ende nuk i janë tharë.

