“Voto për Trustin” – opozita ‘proteston’ në Kuvend
Është duke u mbajtur Seanca në Kuvendin e Kosovës.
Tanimë në gjithë sallën janë shpërndarë pankarta me mbishkrimin “Voto për Trustin”. Ato janë shpërndarë nga deputetë e AAK-së, Besnik Tahiri, Pal Lekaj e Albana Bytyqi.
Të njëjtat janë vendosur edhe në pjesën ku ulet kryeministri dhe ministrat e vendit si dhe kryeparlamentari i cili është parë teksa e largonte nga tavolina e tij.
Sot edhe do të mbahet protestë që të lejohet tërheqja e 30% prej Trustit, transmeton Insajderi.

