Të hyrat buxhetore në Kosovë janë ulur për 133 milionë euro shkaku i pandemisë

Shkaku i pandemisë të hyrat buxhetore në Kosovë kanë pësuar ulje për 133 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka vlerësuar Instituti GAP në raportin e fundit  “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në buxhetin e Kosovës”, raporton Mediafokus.info.

Sipas GAP-it, qëllimi i këtij raporti është që të paraqesë ndikimin e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19 në të hyrat, shpenzimet dhe deficitin fiskal të vitit 2020, si dhe kufizimet dhe mundësitë që ka Qeveria e Kosovës për adresimin e krizës në aspektin buxhetor.

“Në periudhën mars-maj 2020, kur ishin ndalur shumica e aktiviteteve në sektorin privat dhe atë publik në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19, të hyrat buxhetore ishin për 133 milionë euro (28.2%) më të ulëta së në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa shpenzimet për 4.7 milionë euro (1%) më të ulëta. Rënia e të hyrave krahas rritjes së shpenzimeve, do të bëjë që për herë të parë të tejkalohet rregulla e deficitit buxhetor”, thuhet në komunikatë.

Por, me gjithë rritjen e deficitit, GAP-i thotë se Kosova pritet ta ketë nivelin më të ulët të borxhit publik në rajon./Mediafokus.info/