Vozitësit në Gjilan i merret patentë shoferi, kapet me 106 km/h në vendbanim

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor në Gjilan, në pikën e kontrollit të automjeteve në fshatin Kmetoc, ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e gjashtë (106) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj  thuhet në njoftim.