Vrasja e shqiptares në Gjermani: U mundua të pajtojë çiftin e divorcuar
33-vjeçarja M.M., nga Gadimja e Lipjanit u vra të shtunën mbrëma nga kunati i saj në Gjermani i cili kishte shkuar tek shtëpia e ish-gruas së tij. I dyshuari ka plagosur edhe vëllain e tij, 38 vjeçarin F.S.
Mësohet se M.M. dhe F.S., në shtëpinë e ish kunatës kishin shkuar për të ndërmjetësuar që ta shpëtojnë martesën e saj, e më pas krimi ka ndodhur po aty.
Gjatë së hënës në familjen e viktimës kanë hapur të pamën, mirëpo nuk pranuan të komentojnë diçka publikisht, pos të tregojnë se vajza e tyre nuk ka pasur asnjë problem me familjen e burrit të saj, njofton Klan Kosova.
Në lidhje me rastin nuk folën as familjarët e të plagosurit njëkohësisht edhe t dyshuarit, që janë nga Ferizaj.
Gjatë ngjarjes raportohet se dëshmitarë ishin edhe disa fëmijë, ndërkaq jozyrtarisht, Klan Kosova mëson se i dyshuari kishte ushtruar dhunë edhe më parë ndaj ish bashkëshortes së tij.
M.M, pas vetës ka lënë tre fëmijë, e varrimi i saj do të bëhet në Gadime.
Sipas mediave gjermane, mosmarrëveshja në një apartament në një ndërtesë apartamentesh në Theodor-Körner-Straße në Löhne u zhvillua rreth orës 21:15.
Në mbrëmje, autori i krimit, për të cilin mediat në Kosovë kishin raportuar se ishte nga Ferizaj, shkoi në ish-banesën e familjes së tij.

