Vrau dy kushërinj, dënohet me burgim të përjetshëm M.B.
Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me burgim të përjetshëm M.B., i akuzuar për vrasjen e dy kushërinjve në Laç.
Krimi ka ndodhur në prill të vitit 2019 në qendër të qytetit të Laçit, ku të vdekur mbetën kushërinjtë Arjan dhe Kelvin Jushi.
Gjithçka kishte ndodhur pas një debati për fotot e publikuara në “Facebook”.

