Vrau gruan vetëm pse ajo i kërkoi divorcin
Autori i ngjarjes që ekzekutoi gruan në afëri të gjykatës së Elbasanit, nuk ka dhënë shumë shpjegime para togave blu, por është shprehur se ishte xheloz dhe se i kishte kërkuar bashkëshortes më përpara që të mos shkonte në gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtje për dhunë në familje.
“I pata thënë që; nuk ke për t’u ndarë prej meje. Donte të më fuste në burg” mësohet se u shpreh Koço Buzo.
Në gjendje të rënduar psikologjike pas krimit, 58-vjeçari ka thënë se gruaja donte që të ndahej prej tij dhe këtu kishte nisur zanafilla e konfliktit. Çifti ka dy djem.

