Vritet një kosovar 20-vjeçar në Lucern

Një mosmarrëveshje masive solli në vdekjen e një 20-vjeçari dhe lëndimin e gjashtë personave të tjerë,  disa prej tyre rëndë.

Mediat zvicerane raportojnë se ngjarja ndodhi në një pikë karburanti në zonën Schäracher, Kantoni i i Lucernit, ku një 20-vjeçar ka vdekur nga plagët e marra.

Mediat kosovare raportojnë se 20 vjeçari është A. N., nga Peja.

Sipas policisë, shumë të rinj janë të përfshirë në konflikt – nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra, përcjell albinfo.ch. Policia ka arrestuar disa persona.

Shkaku i saktë e krimit është ende i paqartë. Prandaj policia e Lucernit po kërkon dëshmitarë. Njerëzve që kanë bërë vëzhgime në lidhje me konfliktin u kërkohet të raportojnë në policinë e Lucernit në 041 248 81 17.