Rrahja mes dy grupeve në Strellc, Xhafer Istrefaj kishte hyrë për t’i ndarë
Një përleshje fizike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Strellc të Epërm në Deçan.
Gazeta Insajderi mëson se rreth orës 08:00 të mëngjesit, dy persona janë përleshur fizikisht mes vete në një kafiteri në qendër të fshatit.
E më pas, pasi kanë dal nga lokali, njëri nga personat e përfshirë në rasti ka goditur me veturë personin tjetër në sheshin “Ismet Ukaj”, në Strellc të Epërm.
Gazeta Insajderi përmes burimeve ka mësuar se Xhafer Istrefaj ishte futur për t’i ndarë.
“Kujtim Alimusaj kishte fjalosje me Qerim Istrefaj, ndërsa Xhafer Istrefaj ka rastis aty, edhe ka fillu me i nda, pasi kanë dalë jashtë lokalit ku janë përleshur, Kujtim Alimusaj ka tentu me i shkel me veturë, edhe në këtë mënyrë, Qerimi edhe Xhaferi janë goditur nga Kujtimi”, ka thënë ky burim.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin. Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi tha për Insajderin se nuk ka viktima.

