Vuçiq ndërpret vizitën në SHBA pasi “sëmuret” befasisht

Mediat serbe raportojnë se presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka ndërprerë vizitën në Shtetet e Bashkuara.

Siç raporton “Blic”-i serb, kreu i shtetit nuk është ndjerë mirë me shëndet dhe ka fluturuar prapë për në Beograd.

Raportohet se Vuçiq nuk është ndjerë mirë në orët e pasdites së djeshme dhe pasi ka marrë ndihmë mjekësore, ka vendosur të kthehet në Serbi.

Presidenca serbe pritet të japin informacione lidhur me këtë sot gjatë ditës.

Vuçiq kishte paralajmëruar se në SHBA do të takohej edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi presidenti serb ka ndërprerë vizitën në SHBA, për shkak se, siç raportohet, nuk është ndjerë mirë me shëndet.

Grenell ka thënë se i uron më të mirat presidentit serb dhe se i vjen keq që u humb mundësia për takim.