Vuçiq nuk zbaton marrëveshjet me Kosovën, po pret ndryshimet në kontekstin ndërkombëtar

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, thotë se Vuçiq nuk është i gatshëm për zbatimin e Marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Sipas saj, Vuçiq po pret ndryshimin e rrethanave politike në kontekstin ndërkombëtar, veçmas ardhjen në pushtet të ish-presidentit, Donald Trump.

Biserko është pesimiste se do të ketë progres në dialog, pavarësisht takimeve të mundshme të nivelit të lartë, por edhe të kryenegociatorëve në Bruksel.

Sipas saj, perëndimi nuk po e shtynë Serbinë të përmbushë kërkesat sa i përket vënies para drejtësisë të përgjegjësve të sulmit terrorist në Banjskë.

Ajo shton se në rrethanat aktuale ka potencial për një krizë dhe tension mes palëve.