Vushtrria vërshohet nga lumi Silnica

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, bëri të ditur se Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Silnica dhe gjendja është rënduar te shumë familjarë dhe banorë në pjesën e qytetit, afër këtij lumi.

Tahiri tha se ekipet emergjente mjekësore dhe FSK kanë evakuuar banorët.

“Po bëjmë përpjekje maksimale për të ju dalur në ndihmë, gjendja është e rënduar edhe tani. Do të kërkojmë nga Qeveria kompensim të dëmit të banorëve. Shkolla Naim Frashëri në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë. Zoti na ndihmoftë”, tha ai.