VV: Inspektori që u arrestua për mitmarrje është anëtar i PSD’së
Lëvizja Vetëvendosje (VV) e ka demantuar lajmin se Inspektori i ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr Rexha, i cili u arrestua për mitmarrje është anëtar i kësaj partie.
“Inspektori i Komunës së Prishtinës i arrestuar sot për ryshfet nuk është pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ai është larguar nga Lëvizjes VETËVENDOSJE në kohën kur dolën ata që pastaj ju bashkuan subjektit PSD, pra ky person ka një kohë të gjatë që nuk është anëtar i Lëvizjes.
Çfarë ka ndodhur sot është dëshmi e asaj që e kemi theksuar në Konferenca për media tash e tre vite me radhë, në Komunën e Prishtinës po mundësohen ndërtimet e egra përmes korrupsionit.
Ftojmë autoritetet përkatëse të japin dënimin e merituar dhe të hulumtojnë të gjitha rastet e ngjajshme në Komunë”, thuhet në reagim./Mediafokus.info/

