Weber dyshon në qëllimet e mira të Grenellit për Kosovën
Bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikën e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, e ka vlerësuar pozitivisht idenë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për ta hequr pjessërisht dhe gradualisht taksën prej 100% ndaj produkteve serbe dhe ka kritikuar emisarin e SHBA-së, Richard Grenell për qasjen e tij ndaj Kurtit.
Në një intervistë për “Kosovo Online”, Weber tha se vendimi i kryeministrit të Kosovës për ta pezulluar pjesërisht tarifën ishte gjest i vullnetit të mirë, ashtu siç tha vetë Kurti kur e prezantoi idenë e tij.
Gazeta: Pas reagimit të Richard Grenell, shumë e konsiderojnë atë një përballje amerikano-gjermane? Si e shikoni?
Gazeta: Cila mendoni se duhet të jetë lëvizja tjetër e Kurtit?
Weber: Unë nuk jam këshilltar i askujt, veçanërisht nuk jam politikan në Ballkan. Në përgjithësi, bisedimet për heqjen ose pezullimin e taksës duhet të rikthehen në kornizën para-ekzistuese para se bisedimet në qershorin e kaluar të binin në një mbarim, pas samitit gjermano-francez në Berlin në prill. Kjo kornizë nënkupton negociatat për rivendosjen e negociatave, d.m.th. një marrëveshje për të përcaktuar një kornizë të bisedimeve, duke filluar me përcaktimin e parimeve dhe qëllimin e negociatave.

