‘We’re Good’ – kënga e re nga Dua Lipa (Video)

Këngëtarja e famshme botëtore, kosovarja Dua Lipa, ka publikuar videoklipin e këngës së saj më të re, të titulluar “We’re Good”.

Në të vërtetë, Dua Lipa e ka paralajmëruar ditë më parë këtë videoklip, duke shpërndarë vazhdimisht në rrjetet sociale informata të reja rreth saj.

Kënga pritet të jetë një hit i radhës i këngëtares tashmë me famë botërore, pas hiteve të saj të mëparshme.