Xeni tregon kush është tupanxhiu që u gjet i varur

Personi që është gjetur i varur, siç ka njoftuar ndërkohë këngëtari Shkelzen Jetishi – Xeni, është tupanxhiu i njohur Behar Morina.

I kontaktuar nga Indeksonline, këngëtari Xeni konfirmon lajmin se ai e ka gjetur.

Ai foli shkurtë, ku tha se vdekja e Behar Morinës e ka tronditë familjen e tij.

“Ai është dhëndri i motrës sime, vdekja e tij na ka tronditë”, u shpreh Xeni.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka thënë se në vendngjarje ka dalë edhe shërbimi mjekësor, me ç’rast edhe është konfirmuar vdekja e tij.

“Rreth orës 20:30 minuta policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë, KK- e Gjakovë ne një shtëpi te pa banuar është një person i varur në litar. Patrulla policore se bashku më shërbimin mjekësor i janë përgjigjur vendit te ngjarjes, dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar – i vdekur. Personi i vdekur B.M. Është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçare. Lidhure rast është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme”, ka thënë Gjurkaj.