Xhamia e Plumbit, një ndër 50 monumentet më të bukura të botës, do të jetë gati brenda vjeshtës
Brenda vjeshtës së këtij viti, Xhamia e Plumbit do të jetë gati për besimtarët dhe vizitorët.
‘Punimet po ecin me ritme të shpejta për ta kthyer aty ku i takon këtë objekt kulti të veçantë, të cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës”, ka shkruar kryeministri Rama.
Përndryshe, mbas meshës së mbajtur natën e 4 nëntorit 1990, në varrezat e Rrmajit nga Dom Simon Jubani, me 16 nëntor qindra qytetarë të Shkodrës iu drejtuan objektit të kultit islam që kishte qëndruar 23 vjet i mbyllur.
Xhamia e Plumbit është një ndër veprat më të rëndësishme të arkitekturës në Shkodër në periudhën e sundimtarëve Bushatllij (1773).
Ky objekt madhështor, unik në Shqiperi, i stilit turko-arab tregon për nivelin e lartë qe kishte arritur lagjia “Tabake” rrëzë Kalasë, ku me vënien nën kontoll të saj fillon dhe ngritja e Bushatllijve të Shkodrës.
Xhamia e Plumbit, si një objekt i veçantë i trashëgimisë kulturore i cili po rikthen madhështinë e dikurshme falë një projekti ambicioz konservues dhe restaurues, si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Kulturës me Ambasadën Turke në Shqipëri dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve.
