Abidushi, berberi gojë ëmbël i kalldrëmës

Abidushi është një personazh tjetër i kalldrëmës së Gilanit, i cili ishte një berber i shkathtë e gojë ëmbël, shkruan gazeta online Mediafokus.info

Ja si e portretizion Abidushin kronisti i kalldrëmës Lulzim Behxheti, i cili ka vendosur t`i rikthejë në kujtesën e gjilanasve të gjithë personazhet karakteristikë të epokës së kalldrëmës.

‘Eeee kalldermgji, qeto qka po du me kallxu sonte, ka me ju kthy si n’fmini si n’rini. Per gjemt osht kjo, jo per qikat.
Agjen Abidush e kom njoft si njeri pedant, amo tybe edhe si fmi kur jom kon ju kom tut shum. Jo veq une po krejt gjemt e shehrit. A dini pse? Se kur i qethshmi flokt, na hypke Abidushi te ai kali i drunit, edhe thojke si t’livritsh veshin ta prej!

Nime a ju kujtohen edhe juve ata dy kuajt e drunit te zadruga e bricave? Rrijshin aty mas koftorit. Qefi jem kur m’qojke baba mi qeth flokt aty, se ma s’parti si hijsha n’der, Abidushi thojke “Farko, a ma prune gjalin e gjilanit qe han gjath t’gjelpt a?”.

Kurr se pata mar vesh qet fore. Amo u kon zotni usta. Mantilin e bardh bilur e t’hekurost me vij, n’xhepin e gjatht te gjyksi e majke krahnin edhe gershont.

Um hypke te kali, um sillke njo 4-5 here qe me m’trullav edhe kur i kapke gershont n’dor, mu qaty m’hijke tuta. Se qaq shpejt i livtitke ato gershon, plus knena tu fol me gjin, thojsha s’osht tu kqyr hiq ku po pret, e ma kput veshin.

Amo jo! U kon usta.

Eeee more agja Abidush. Kur u rritem t’mdhaj e ja nisen me m’dal kimet n’mjeker, sefte ti u pate kon qe m’rrujte edhe ma pate bo perhajr edhe ma dha ni peshkir dhurat. Qashtu adeti u kon ktyneherit. Tha tash ke hi n’tarik t’burrave e mos na korrit kalldermen, dije kon e ki bab’ e kon usta berberin. Qeto fjal m’kan nejt gat n’kry amo s’i mirsha vesh.

Qaty te zadruga jon bo muhabetet ma t’mira t’shehrit. Nese ke dasht me dijt shka ka ndodh, ke shku mu qeth edhe agja Abidush i ka pas muhabetet qe sot ja merdhin cilitdo spiker.

Qeshtu jon kon kta kalldermgjijt e shehrit ton.

E maj n’men dimnit te koftori naftashi, ishin gjygymat qingo t’mavita me pika t’bardha me qaj t’pervlum, edhe ai kazani me kapak qi ishke n’qosh me uj’ t’nxeht, edhe ato sahonat e vogla ku e majshe sapunin me shkumu mjekren.

Ishte mjeshtri me shkumu, se e bojshe me ritem, me dy gishtat e hapt tu e vezhgat brushen. Kejt i maj n’men, se qaq shum mbresa t’lezetshme na kini lon ju kalldermgjijt e shehrit ton’.

Animo kur u ulshmi te ato fotelet mu qeth ,si ne saloonat e filmave na u duk’ke vetja se jena bo Al Capone.

Agja Abidush, s’pe zgati ma shum, se na zen sabahi.

T’falim’neres ty qi na ke bo me dasht kalldermen ton’, me dijt se t’kujt jemi, me na msu se jeta nuk osht e leht, ka manaja e enigma, amo na kini msu edhe qysh me dasht Gilanin.

Pusho tash aqè nalt se t’lodha me qeto kujtimet qi as vet s’pe dij qysh po m’bijn n’men.

Kejt Gilani po t’bon t’fala ty edhe qerve qe p’e dini qi po ju kujtojm e s’ju harrojm kurr hiq’.