Këta janë kandidatët për deputetë nga AAK e LVV që do t’i votonte Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i vënë përballë listës së kandidatëve për deputetë nga AAK e LVV, ka zgjedhur këto dy pesëshe.

Në emisionin Pressing në T7 të ftuarit i zgjedhin pesë kandidatë nga listat e partive tjera, Haziri ka zgjedhur këta 5 kandidatë: Besnik Tahiri, Dardan Islami, Rexhep  Kadriu, Rrustem Berisha, Ahmet Isufi.

Kurse te LVV Haziri do ta votonte Liburin Aliu pasi është i anës së tij, Arbërie Nagavcin, Gani Krasniqin e Glauk Konjufcën. Ndërsa për kandidatin e pestë Haziri nuk ka mundur të vendos. Dyshimet e tij ishin ndërmjet Haki Abazit e Hekuran Muratatit.