Mrekullitë e Egjiptit, zbulohen thesare të reja të nekropolit Saqqara

Nekropoli i Saqqara-s nuk resht së na mahnituri. Pas zbulimeve të fundit në tetor dhe nëntor, viti 2021 hapet me zbulime të reja të njoftuara nga egjiptologu përgjegjës i gërmimeve, Zahi Hawass.

Në sitin arkeologjik të vendosur 30 kilometra në jug të Kajros, u gjetën mbi 50 sarkofagë prej druri, që datojnë që nga Mbretëria e Re (1550-1069 para Krishtit), një papirus katër metra i gjatë dhe i gjerë që i përket kapitullit të 17-të të Librit të të Vdekurve, të shumta kushtuar perëndive dhe lloje të ndryshme lojërash, si dhe maska, stela dhe modele të anijeve funerale.

Por, zbulimi më i rëndësishëm ishte ai i “një tempulli kushtuar një mbretëreshe, emrin e së cilës nuk e dinim deri më tani”, tha egjiptologu për mikrofonin e Al Jazeera.

Gërmimet filluan në vitin 2007, por vetëm sot është zbuluar identiteti i asaj që i është kushtuar tempulli mortor. Bëhet fjalë për Mbretëreshën Nearit, gruaja e faraonit Teti, e para e dinastisë së gjashtë të Mbretërisë së Vjetër (2613 – 2181 para Krishtit).

Thesaret e reja të Saqqara do të ndihmojnë arkeologët të rishkruajnë historinë e rajonit, veçanërisht atë të dinastisë 18 dhe 19 të Mbretërisë së Re, një kohë kur adhurohej Faraoni Thetis.

Përveç 54 sarkofagëve prej druri, të zbukuruar me skena fetare dhe tekste funerale, shumë thesare janë gjetur në 22 puset e gjetura më shumë se 10 metra nën tokë, disa prej të cvilëve datojnë mbi 3000 vjet më parë.

“Duke studiuar dhe rivendosur sarkofagët ne do të jemi në gjendje të marrim njohuri të reja në historinë e Egjiptit të Lashtë, për të zbuluar detaje të reja në lidhje me gjuhën e të lashtëve ose për të kuptuar se si prodhoheshin ngjyrat që përdoreshin për të pikturuar”, tha arkeologia e cila mori pjesë në gërmim Maysa Rabie.