Xhamisë në Magure ia vuri flakën një palestinez
Një palestinez është arrestuar në Kosovë nën dyshimin se i ka vënë flakën një xhamie në Magure të Lipjanit.
Fsh. Magurë, Lipjan 21.10.2020 – 09:05. Pas hetimeve të zhvilluara, më 23.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull palestinez, i njëjti pasi është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega Lipjan i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Hajvali, thuhet në raportin e policisë.

