Xherdan Shaqiri po largohet nga Liverpool

Xherdan Shaqiri duket se po i numëron ditët në gjigantin anglez të futbollit, Liverpool, shkruan Mediafokus.info.

“Daily Mail” shkruan se ylli Kosovar pritet të ndërrojë ambient gjatë merkatos verore.

Por, sipas tabloidit britanik,  Shaqiri do vazhdoj të mbetet në Premier Ligë, pasi Newcastle po e mendon transferimin e ri.

Me pronarët e rinj, Newcastle po kërkon të krijoj një skuadër stabile me lojtarë kualitativ.

Mediat angleze shkruajnë se Neëcastle beson se Shaqiri ka përvojën dhe kualitetin e duhur për skuadrën e tyre./Mediafokus.info/