Xherdan Shaqiri rezulton pozitiv për COVID-19

Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Këtë e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Zvicrës, transmeton Mediafokus.info.

“Aktualisht Xherdan Shaqiri është në kontakt me autoritetet lokale shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Ylli i Zvicrës që është me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, ishte në grumbullim me Kombëtaren e Zvicrës përpara ndeshjeve ndërkombëtare dhe iu nënshtrua testit për COVID-19, në të cilën ai rezultoi pozitiv./Mediafokus.info