Naser Ajeti – Kaceli e fiton garën për FFK

Naser Ajeti do ta përfaqësojë Anamoravën në Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai fitoi kundrejt kundërkandidatit tjetër, Bekim Rexhepi, me një votë më tepër (10×9).

Bekim Rexhepi ka qenë në këtë pozitë mandatin e deritashëm.

Sfiduesi i tij, Naser Ajeti mori dhjetë vota, nga 19 gjithsej sa i ka Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Rajonale të Futbollit, shkruan Mediafokus.info.

Naser Ajeti, ish-futbollist i njohur gjilanas, tani e tutje do të jetë përfaqësues i Anamoravës në Bordin e FFK-së.

Atëherë kur edhe jeta ishte në rrezik, kur ishte rrezik që futbolli i Kosovës të mbetet gjallë, Kaceli ishte lojtar i suksesshëm me gjeneratën e artë të FC Gjilanit.

Kaceli është njëri ndër legjendat e FC Gjilani./MediaFokus/