Para Kuvendit Zgjedhor, përshëndetja sportive e kundërkandidatëve

Para se të nis Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan, janë përshëndetur mes vete enkas për Mediafokus.info, dy pretendentët për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, Bekim Rexhepi e Naser Ajeti-Kaceli.

Në një proncim për Mediafokus, Rexhepi e Ajeti kanë thënë se me fitoren e tyre, do të fitojë futbolli Anamoravës dhe interesat e klubeve të kësaj ane do të adresohen në mënyrën më të mirë në qendër.

Bekim Rexhepi e Naser Ajeti janë shprehur do t’ia urojnë fitoren njëri-tjetrit, cilido që fiton.

Kuvendi Zgjedhor ka 19 anëtarë, ndërsa ai që dëshiron ta fitojë betejen, I duhen së paku 10 vota./MediaFokus/