Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, ka të lënduar (VIDEO)

Në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj sapo ka ndodhur një aksident trafiku, ku së paku një person ka pësuar lëndime.

Mediafokus ka siguruar foto dhe video nga vendi i aksidentit, ku shihet një person i shtrirë, të cilit po i ofrohet ndihma e parë në pritje të emergjencës.

Po ashtu shihet një veturë jashtë rrugës si dhe një tjetër përballë saj, me targa 02 nga qyteti i Mitrovicës.

Mediafokus do t’ju mbajë të informuar për rastin. /Mediafokus.info/