Profesori tregon çfarë nota kishte nxënësja e tij, tani presidente

Një ndër hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, njohës shumë i mirë i saj dhe përgjithësisht i ligjeve dhe i të drejtës ndërkombëtare, Arsim Bajrami, ka folur për presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, të cilën e ka pasur studente.

Ajo është një juriste e mirë dhe e njeh mirë Kushtetutën, ka thënë ish-profesori Bajrami, për nxënësen e tij, Vjosa Osmani, tani presidente e vendit.

Ai ka treguar po ashtu se çfarë notash ka pasur Osmani në lëndët që ka ligjëruar ai.

“Ka qenë një studente e shkëlqyeshme, bile notat e para 10-she i ka pasur prej meje”.

Ai shtoi se me Osmanin kanë bashkëpunuar në shumë procese shtet-ndërtuese.