Njëshi i dietologjisë shqiptare ju jep 13 këshilla të arta kundër stresit

Anila Kalleshi-dietologe klinike

Jeta po bëhet gjithnjë e më shumë stresuese për njerëzit. Shumica e arsyeve nuk janë aspak objektive. Le të flasim shkurtimisht për këtë duke dhënë disa këshilla, të cilat duken të lehta për t’u zbatuar, por ja që nuk zbatohen.

1. Një nga një

Ju do të ndiheni më mirë dhe më pak të stresuar nëse ju bëni punët një nga një. S’ka rëndësi a jeni në punë, në shkollë apo në jetën tuaj private. Kjo do ta bëj më të lehtë të fokusoheni dhe të bëni punën më produktive dhe me një kualitet më të lartë. Në qoftë se keni për të bërë shumë-detyra gjatë ditës, atëherë gjeni kohë për të bërë secilën veç e veç.

2. Mbani shënime

Detyrat, idetë dhe gjërat që vetëm ju duheni t’i mbani mend, shkruani të gjitha. Kështu, nuk do t’ju duhet të shqetësoheni se mos po harroni ndonjë gjë. Në këtë mënyrë, do ta lironi mendjen për tu fokusuar në gjërat tjera, sesa për të kujtuar diçka.

3. Bëjeni listën tuaj ditore shumë të shkurtër

10 vite më parë kurrë nuk kam përdorë ndonjë listë për gjërat që duhet të bëj. Pastaj kam filluar duke përdorur një shumë të mbingarkuar të gjërave që duhet bërë në listë. Kam përfunduar gjëra më shumë, por kam qenë i stresuar dhe i mbingarkuar shumicën e kohës. Sot përdori një listë të shkurtë prej 1-3 detyrave më të rëndësishme. Dhe po funksionon me të vërtetë shumë mirë.

4. Mos e bëni mizën buall

Një prej gjërave që të bëni ditën dhe jetën tuaj më të lehtë dhe më me pak stres është që të mos e bëni mizën buall. Të mos krijoni drama, të mbimendoni apo të krijoni problem për diçka që nuk është aq e rëndësishme. Epo, kur një problem i madh fillon të ndërtohet në mendjen time, së pari them diçka: Prit pak. Kjo më ndihmon të ndalem dhe të bëhem më perceptues që ta ndryshoj mënyrën e të menduarit. Pastaj e pyes veten: A do të ketë rëndësi kjo pas 5 viteve? Apo edhe pas 5 javësh?

5. Shpenzoje 80% të kohës tuaj duke u fokusuar në zgjidhjen

Mjafton vetëm 20% për t’u ndalur në çështjet e problemit. Në këtë mënyrë ju do ta jetoni jetën më të përmbushur, do të ndiheni më pak pesimistë dhe më të plotfuqishëm, në rast se e bëni këtë.

6. Pyet në vend se të sugjerosh

Të lexosh mendjen është shumë e vështirë. Keqkuptimet do të jenë të mjaftueshme nëse provon të bësh këtë. Pra, komunikoni në vend të kësaj. Ju do të keni më pak konflikte të panevojshme, negativitet dhe më pak për të humbur kohën tuajën dhe njerëzve tjerë.

7. Përgatitu para se të shkosh në gjumë

Është diçka shumë e thjeshtë, por e cila të ndihmon shumë që të ndiheni më pak të stresuar në mëngjes. Ju shpenzoni vetëm 5 minuta kohë që të bëni këtë para se të shkoni në shtrat, gjithashtu, do t’ju ndihmojë që të keni më pak gjasa për të harruar diçka, shembull: Dokumentat, kuletën, telefonin, etj.

8. Vendosni kufi të qartë për ditën tuaj

Kjo është shumë e rëndësishme, të paktën për mua. Kam nevojë që të kem një ekuilibër të mirë midis punës dhe pjesës tjetër. Kështu, nuk punoj para orës 8 të mëngjesit dhe pas orës 7 në mbrëmje.

9. Pushoni gjatë fundjavës

Është gjithashtu shumë e rëndësishme që të keni një ekuilibër të mirë midis punës dhe pjesës tjetër nga një perspektivë javore. Bëjeni këtë duke qëndruar larg punës dhe duke qëndruar offline, në përjashtim të kontrollit të ndonjë e-maili gjatë fundjavës. Ju rekomandoj me të vërtet ta provoni këtë.

10. Siguroheni që keni kohë për të bërë gjërat që ju pëlqen të bëni

Mësohuni që të kryeni gjërat e rëndësishme shpejt dhe në kohë, në mënyrë që të mund të keni kohë për pjesën tjetër jashtë punës. Ndoshta ato janë, të luani futboll me fëmijët, të pikturoni, të shkruani, të bëni foto apo të lexoni. Çfarëdo që ju pëlqen të bëni, sigurohuni të ruani kohë të mjaftueshme edhe çdo ditë në orarin tuaj. Disa gjëra do të lehtësojnë stresin dhe do të japin energji si një aktivitet që ju pëlqen të bëni.

11. Delego detyrat

Të gjithë ne kemi ndjenjën se mund t’ia dalim mbanë dhe të gjitha t’i përfundojmë vetë, por për të pasur sukses duhet të mësoheni të delegoni detyrat. Jo të gjitha mund t’i punoni vetë, prandaj dhe në rast se është punë e cila mund të përfundohet edhe nga ndonjë person tjetër, duhet ta delegoni atë.

12. 10 minuta para kohës

Shkoni në takime 10 minuta para kohës. Është shumë e rëndësishme qe ju te jeni pak minuta përpara takimit ne vendin e duhur. Ne këtë mënyre minutat e mbetur deri ne takim ju mund t’i shfrytëzoni për t’u fokusuar ne takim. Vonesa ne takime krijon mendimin se ju nuk jeni gjendje të menaxhoni me jetën e juaj.

13. Kërko ndihmë

Askush nuk është i gjithëdijshëm. Të gjithë ne kemi anët tona të forta dhe të dobëta. Nuk është e thëne qe te punoni diçka te cilën nuk e keni idenë se si realizohet. Ju rekomandojmë qe te kërkoni ndihme tek shoqëria, prindërit dhe partneri. Do habiteni sa të dashur dhe mirëkuptues janë njerëzit, nëse ju thjesht kërkoni ndihmë.