Xhezidja ka vendosur të ndërrojë emrin, ja si do të quhet
Kjo bukuroshe nga Vitia ka vendosur ta ndërrojë emrin që mban tani, Xhezide dhe të quhet Zanë.
Ajo ka thënë në ATV se nuk ka asgjë kundër popujve dhe kulturave prej nga vjen emri i saj, si trashëgimi nga gjyshja, por dëshiron që ta ketë një emër tipik shqiptar.
Tashmë i ka filluar procedurat administrative dhe pret që brenda një muaji të quhet zyrtarisht Zanë Selimi dhe ta përdorë këtë emër edhe në krijimtarinë e saj.
Xhezidja e mbrojti me shume fanatizëm, para disa javəsh, emrin e shkollës “Afërdita” në Kishnapole të Gjilanit, i cili ishte në procedurë ndryshimi. /Mediafokus.info

