Xhudistet kosovare dekorohen me titullin ‘Nderi i Kombit’ nga Presidenti Meta

Xhudistet e arta kosovare në Tokio i ka pritur edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili i ka cilësuar ato ‘Krenaria e Kombit’.

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” dy xhudistet kampione nga Kosova, fituese të “Medaljes së Artë” në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, si dhe trajnerin Driton (Toni) Kuka.