Xhudistja Majlinda Kelemendi përfshihet në një aksident me makinën e policisë

Xhudistja Majlinda Kelmendi është përfshirë në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Mësohet se ajo makina e saj është përplasur nga një makinë e Policisë së Kosovës.

Nga informacionet e raportuara nga mediat, nuk bëhet fjalë për të lënduar.