Z. Kurti, atë që the në Bruksel vrave të rënët për herë të dytë
Izmi Zeka
Skandali i kryeministrit Kurti në Bruksel do të jetë dëmi më i madh për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.
Po mundohem ta parafrazoj “Deri sa të dënohen kriminelët e luftës në Ballkanin Perëndimor ose të largohen nga skena politike “është maja e Aesbergut që bënë të barabartë të gjithë pa dallim.
Kryeministër nëse e din ne kemi qenë të pushtuar.
Kryeministër në Kosovë veç në luftën e fundit ka mbi 20 mijë nëna, gra, vajza të dhunuara
Kryeministër në Kosovë në luftën e fundit janë vrarë mbi 15 mijë vetë për të krijuar ty kushte për të jetuar i lirë.
Kryeministër ty të kanë krijuar mundësi që të flasësh lirshëm në shtetin e Kosovës luftëtarët dhe të rënët
Kryeministër ty dhe filozofisë sate Adem Jashari me të gjithë të rënët të mundësuan të shpërfaqesh kudo në Kosovën e lirë në Shqipëri, në Bruksel, në Amerikë e kudo.
Kryeministër ty dhe filozofisë suaj liderët e luftës, paqes dhe lirisë së Kosovës që sot gjenden në Hagë vajzës suaj i krijuan kushte për të shkuar në shkollë, për të shëtitur rrugëve të Prishtinës pa frikë.
Kryeministër Kosova nuk është e barabartë me Serbin e cila bëri Gjenocid në Kosovë e më gjerë që ju të fusni në një thes.
Kryeministër krime ka bërë Serbia e jo të gjitha ata që ishin në luftëra në Ballkanin Perëndimore.
Kryeministër atë që the në Bruksel ke mbuluar dhe barazuar luftën e Kosovës për çlirim me pushtuesit Serb.
Kryeministër nëse pak ke lexuar në histori ne kemi qenë të robëruar me qindra vite nga pushtues klasik.
Kryeministër Ushtria Çlirimtare e Kosovës ty të ka bërë të dinjitetshëm përball të tjerëve sepse tani ke shtetin tënd.
Po të ishte në një vend si duhet ti do të duhej që sot të epje dorëheqje për atë që the mjedis Brukselit.
Kryeministër ti sot i vrave për së dyti të rënët e shekullit të kaluar.
Kryeministër dëmi që bëre në Bruksel me deklaratën tuaj ti përfundimisht shpërfaqe qasje që vetëm armiqtë e Kosovës e bëjnë këtë.
Kryeministër të gjitha mund të të falen për të djeshme jo koherente tuajën ama ajo që the në Bruksel bëri dëmin më të madh historik që vështirë do ë kapërdihet për dëmin shtetëror
Kryeministër në Ballkanin Perëndimor kishte një agresor e ajo ishte Serbia dhe makina vrastare e saj.


